Një mision shpëtimi ka nisur për të nxjerrë njerëzit që i ka zënë një ortek në malin Eiger të Alpeve të Zvicrës, ka bërë të ditur policia.
Orteku ndodhi në mesditën e së shtunës, ka njoftuar Policia e Bernës në një njoftim në rrjete sociale.
Sipas Policisë ka nisur një operacion i madh i shpëtimit me disa ekipe që po kërkojnë për njerëz.
Maja e Eigerit është 3967 metra mbi niveli ne detit. Gjendet afër resorteve Grindelwald, Lauterbrunnen dhe Wengen.