Një orë xhepi që i është dhënë kapitenit të anijes, i cili ka shpëtuar 700 të mbijetuar nga Titaniku, është shitur në ankand për rreth 2 milionë dollarë, duke vënë kështu rekord për sendet e koleksionuara nga anija e fundosur, raporton AP.
Ora 18-karatëshe e Tiffany & Co. i është dhënë nga tri gra kapitenit, Arthur Rostron, meqë u ka liruar vendin në anijen e pasagjerëve, “RMS Carpathia”, për t’i shpëtuar ato dhe të tjerët, pasi Titaniku ka goditur ajsbergun dhe është fundosur në veri të Oqeanit Atlantik, në vitin 1912.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizatorët e ankandit, Henry Aldridge and Son, të cilët ia shitën orën një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara për 1.56 milionë funte britanike, thanë se është gjësendi më i paguar nga kujtimet e Titanikut. Çmimi përfshin taksat dhe tarifat e paguara nga blerësi.
Ora i është dhënë Rostronit nga e veja e John Jacob Astor, burri më i pasur në bord, dhe nga të vejat e dy biznesmenëve të tjerë të pasur që kanë vdekur në këtë fatkeqësi.
Ora e xhepit e Astorit, e cila ishte në trupin e tij kur u gjet shtatë ditë pasi u mbyt anija, kishte vendosur më parë rekordin për çmimin më të lartë të paguar për një objekt të Titanikut, duke fituar afro 1.5 milionë dollarë, nga e njëjta shtëpi ankandi në prill.
Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge tha se fakti që ky send përkujtimor i Titanikut ka vendosur dy rekorde këtë vit, shfaq magjepsjen e qëndrueshme me historinë e vlerën e furnizimit që po pakësohet, si dhe kërkesën e lartë për artefakte të anijes.
Rostron u nderua si hero për veprimet e tij natën kur Titaniku u mbyt dhe ekuipazhi i tij u nderua për trimërinë e tyre.