Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave të udhëhequra prej Fondacionit Humanitar të Gazës (FHG), i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, si dhe afër autokolonave humanitare të drejtuara prej grupeve të tjera të ndihmës, përfshirë vetë Kombeve të Bashkuara.
Shumica e palestinezëve (674) ishin vrarë pranë zonave të FHG-së, teksa 201 të tjerët kanë humbur jetën përgjatë rrugëve të autokolonave të tjera humanitare.
FHG-ja përdor kompani private të sigurisë dhe logjistikës për të qarkulluar furnizimet humanitare në Gazë, duke e anashkaluar gjerësisht sistemin e ndihmave të udhëhequr prej OKB-së, për të cilin zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se i mundëson militantëve të Hamasit të plaçkisin pakot ushqimore që synojnë popullatën civile.
Në këtë fondacion i kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha incidentet e aluduara pranë pikave të saj, teksa i kanë akuzuar Kombet e Bashkuara për “keqinformim”.
-
Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash
-
Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
Shkon në 111 numri i palestinezëve të vrarë në 24-orët e fundit
-
Izraeli vret nëntë palestinezë që po prisnin ndihma, gjashtë të tjerë vdesin nga kequshqyerja
-
Të paktën 73 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza