Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka furnizime të mjaftueshme vetëm edhe për më pak se dy javë në Rripin e Gazës për të mbajtur hapur kuzhinat dhe furrat, pasi Izraeli ndaloi hyrjen e ushqimit, karburantit, ilaçeve e furnizimeve të tjera.
Bllokada e Izraelit ka për synim të vë presion mbi Hamasin që të pranojë një marrëveshje alternative për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas më shumë se 16 muajsh lufte, populli i Gazës varet plotësisht nga ushqimi i transportuar nga jashtë dhe ndihmat e tjera. Shumica janë zhvendosur dhe shumë kanë nevojë për strehimore.
Palestinezët kanë thënë se çmimet janë ngritur shumë pas lajmërimit se Izraeli po bllokon ndihmat.