Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të premten se ka evidentuar të paktën 798 të vrarë si në pikat e shpërndarjes së ndihmave të administruar nga Fondi Humanitar i Gazës, ashtu dhe afër autokolonave humanitare të drejtuara prej grupeve të tjera të ndihmës.
Fondi Humanitar i Gazës (FHG) përdor kompani private të sigurisë dhe logjistikës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dërguar furnizime në Gaza, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, që sipas zyrtarëve izraelitë i ka lejuar militantët e Hamasit ta devijonin ndihmën, ka shkruar Reuters.
Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar planin si “të pasigurt”, si dhe ka konstatuar shkelje të parimeve humanitare.
“Deri më 7 korrik, kemi regjistruar 798 viktima, përfshirë 615 në afërsi të pikave të Fondacionit Humanitar të Gazës, dhe 183 të dyshuar që ndodhen në rrugën e autokolonave të ndihmës”, ka thënë zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani, për gazetarët në Gjenevë.
FHG-ja kishte filluar shpërndarjen e pakove ushqimore në Gaza në fund të muajit maj, teksa ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se kanë ndodhur incidente pranë pikave të saj.
-
OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gazë
-
Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash
-
Të paktën 32 të vrarë nga ushtria izraelite afër pikave të ndihmës në Gazë
-
Të paktën 87 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24-orët e fundit
-
Vriten 20 palestinezë afër një pike ndihmash