Sistemi shëndetësor i Venezuelës po përballet me një situatë shumë të vështirë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin javën e kaluar, bëri të ditur të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të deritanishme, më shumë se 1.700 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 5.000 të tjerë janë plagosur, pasi qindra ndërtesa u shembën ose pësuan dëmtime të rënda nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, deklaroi në një konferencë për media në Gjenevë se të paktën tri qendra shëndetësore janë dëmtuar rëndë, ndërsa gjashtë të tjera kanë pësuar dëmtime dhe aktualisht funksionojnë vetëm pjesërisht, raporton Reuters.
Ai tha se, nga 21 institucionet shëndetësore të vlerësuara, pjesa tjetër vazhdon të ofrojë shërbime, por nën një ngarkesë të jashtëzakonshme.
“Sipas vlerësimeve paraprake, ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe trajtimi i pacientëve po zhvillohen në kushte kaotike, me mbipopullim në spitale dhe një numër gjithnjë e më të madh operacionesh që presin të kryhen”, u shpreh Lindmeier.
Ai shtoi se në rajonin e La Guairas vazhdojnë të mungojnë disa punonjës shëndetësorë të specializuar në kujdesin e maternitetit, duke krijuar një mungesë serioze të shërbimeve obstetrike për gratë shtatzëna.
OBSH paralajmëroi gjithashtu se mijëra persona të zhvendosur nga tërmetet janë të rrezikuar nga shpërthime të sëmundjeve infektive, veçanërisht për shkak të nivelit relativisht të ulët të vaksinimit në zonat e prekura.