Një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, të hënën, kanë bërë të ditur autoritetet.
Departamenti i policisë në qarkun Allegheny konfirmoi vdekjen dhe tha se dy persona ende besohet të jenë të paidentifikuar.
Zëdhënësja e Shërbimeve Emergjente të Qarkut Allegheny, Kasey Reigner, konfirmoi se ishin regjistruar “dhjetëra” të plagosur, por nuk dha informacion mbi viktimat e tjera apo shkakun e shpërthimit, sipas CBS News.
Një tjetër zëdhënës njoftoi se operacionet e shpëtimit janë angazhuar për të nxjerrë personat që mund të jenë të bllokuar në fabrikë.
Fabrika është një prodhues i madh i koksit, një lëndë djegëse me bazë qymyri që përdoret në prodhimin e çelikut.
-
Disa të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e municioneve në Tennessee
-
26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë
-
Tre të vdekur e dy të zhdukur nga një shpërthim zjarri në Greqi
-
10 të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë ruse të armëve
-
Shkon në 25 numri i të vdekurve nga shpërthimi i fabrikës në Rusi