Botë

Nisin bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit

Gaze

Bisedimet e paqes në Gaza mbi planin e presidentit amerikan, Donald Trump, tanimë kanë filluar në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Mediat izraelite raportojnë se ekipi negociator i dërguar në Egjipt nga Jerusalemi përfshin zëvendësdrejtorin e Mossadit, koordinatorin e qeverisë për pengjet, Gal Hirsch, dhe një këshilltar të politikës së jashtme shumë të afërt me kryeministrin Netanyahu, Ophir Falk, shkruan ANSA.

Kryenegociatori i ekipit izraelit, Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, nuk do të marrë pjesë në bisedimet në këtë fazë fillestare, por pritet të arrijë në Sharm në të njëjtën ditë me të dërguarin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e Trumpit.

Bisedimet pritet të zgjasin "disa ditë", në prani të ndërmjetësve nga SHBA-të, Katari, Egjipti dhe Turqia.