Botë

Nis takimi SHBA- Rusi për fundin e luftës në Ukrainë

Vladimir Putin

Ka nisur të martën në mbrëmje takimi mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me një delegacion të SHBA-së lidhur me fundin e luftës në Ukrainë.

Delegacionin e SHBA-së po e udhëheq i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, teksa atë po e shoqëron edhe dhëndrri i presidentit, Jared Kushner.

Pak para takimit, Putini ka deklaruar për gazetarët në një ngjarje në Moskë, se Evropa po pengon përpjekjet për paqe me kërkesa, për të cilat ka deklaruar se janë të papranueshme për Rusinë.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia nuk do luftë, por nëse Evropa do, atëherë edhe Rusia është e gatshme.