Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është “në gjendje të shkëlqyer fizike”, pasi raporti i tij vjetor mjekësor zbuloi se i ishte hequr një tumor malinj.
Në një postim në rrjetin social “X” të premten, Netanyahu ka bërë të ditur se gjatë kontrollit rutinë mjekësor, pas një operacioni të suksesshëm për zmadhimin e prostatës, mjekët zbuluan një tumor malinj në fazë të hershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se trajtimi “e ka eliminuar plotësisht problemin dhe nuk ka mbetur asnjë gjurmë”.
Netanyahu bëri të ditur se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit të tij shëndetësor, në mënyrë që të mos bëhej publik në kulmin e luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, për të shmangur, sipas tij, përhapjen e “propagandës edhe më të rreme kundër Izraelit” nga Teherani.
Udhëheqësi 76-vjeçar ka thënë se operacionin për zmadhimin e prostatës e kishte kryer në vitin 2024 dhe që prej atëherë ka qenë nën monitorim të rregullt mjekësor.
“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, tashmë është pas meje”, u shpreh ai.
Në postimin e tij, Netanyahu theksoi gjithashtu se kishte zgjedhur të ndërmerrte trajtimin menjëherë.
“Kur më jepet në kohë informacioni për një rrezik të mundshëm, dua ta trajtoj menjëherë”, tregoi ai.