Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nëse Hamasi nuk i kthen pengjet izraelite deri të shtunën në mesditë, armëpushimi në Gaza do të ndërpritet dhe forcat izraelite do t’u kthehen sulmeve.
"Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë - armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF-ja (Forcat Izraelite të Mbrojtjes) do t'u kthehet luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”, ka deklaruar Netanyahu, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUltimatumi i Netanyahut vjen pasi Hamasi të hënën njoftoi për pezullimin e lirimit të pengjeve, duke e akuzuar Izraelin se po e shkel marrëveshjen e arritur në janar.
Netanyahu ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që ka kërkuar nga Hamasi lirimin e pengjeve deri të shtunën në mesditë. E po ashtu e ka falënderuar atë për “vizionin revolucionar” për Gazën.
Ai ka shprehur zemërimin për gjendjen e tri pengjeve që ishin liruar të shtunën e kaluar.
Deri më tash janë liruar 16 pengje izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar. Hamasi po ashtu ka liruar pesë pengje tajlandeze.
Kanë mbetur edhe 17 pengje izraelite për t’u liruar në fazën e parë të armëpushimit, ndonëse Izraeli ka thënë se tetë prej pengjeve janë të vdekur.
Tri pengje ishte paraparë të liroheshin të shtunën, por Hamasi pezulloi lirimin.
Armëpushimi Izrael - Hamas parasheh që në fazën e parë që zgjat 42 ditë, të lirohen 33 pengje në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë në Izrael. Deri më tani janë liruar 16 pengje dhe 566 të burgosur.
Pezullimi i lirimit të pengjeve ka ardhur në një kohë kur pritej të fillonin bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit, e cila do të parashihte lirimin e pengjeve të tjera izraelite, dhe largimin e tërësishëm të forcave të Izraelit nga Gaza.
Nëse kjo fazë do të implementohej në tërësi, atëherë do të konsiderohej fundi i plotë i luftës që ka lënë të vdekur mbi 47,000 persona në Gaza.