Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se, megjithëse Irani ende ka aftësi për të sulmuar Izraelin, ai nuk mund të kërcënonte më ekzistencën e tij.
Në një fjalim drejtuar kombit, ai detajoi ato që i përshkroi si arritje të mëdha në dobësimin e regjimit iranian dhe aftësive të tij ushtarake, duke thënë se forcat e Izraelit kishin "thyer fuqinë e skuadrave terroriste të Iranit që na rrethuan në një rreth mbytës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani ka lëshuar më pak raketa sesa në fillim të luftës, por vazhdon të lëshojë më shumë dronë që fluturojnë ulët dhe janë më të vështirë për t'u kapur.
Netanyahu ka vlerësuar bashkëpunimin me SHBA-në dhe ka thënë se shpresonte që së shpejti të ishte në gjendje të fliste për aleanca të reja në rajon.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën në mbrëmje se lufta në Iran mund të marrë fund brenda dy ose tre javësh.