Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ka zhvilluar të hënën një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Netanyahu ka treguar se Trumpi beson se “ekziston një mundësi për t’i shfrytëzuar arritjet e jashtëzakonshme” të operacionit të përbashkët SHBA – Izrael për “t’i realizuar qëllimet e luftës” duke bërë një marrëveshje me Iranin, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNetanyahu tha se kjo marrëveshje “do t’i mbrojë interesat jetike” të Izraelit.
Netanyahu ndërkohë ka treguar se Ushtria e Izraelit po i vazhdon sulmet si në Iran ashtu dhe Liban, e po “shkatërron programin bërthamor të Teheranit” dhe “po i jep goditje të rënda Hezbollahut”.
“Vetëm disa ditë më parë, ne eliminuam edhe dy shkencëtarë bërthamorë, dhe do të ketë edhe të tjerë. Ne do t’i mbrojmë interesat tona jetike në çdo situatë”, tha Netanyahu.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për Agence France Press se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.
Komentet e tij vijnë pas një postimi të mëparshëm në Truth Social, në të cilin presidenti i SHBA-së ka thënë se bisedimet midis Washingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë dhe se SHBA-ja do të ketë një pauzë pesë-ditore për shënjestrimin e termocentraleve të Iranit.
Megjithatë, ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë midis dy vendeve.
"Ne mohojmë atë që tha presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me negociatat që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.