Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu: Dorëzimi ndaj kërkesave të Hamasit do të jetë disfatë për Izraelin

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se nëse Izraeli pajtohet me “pozicionet ekstreme” të Hamasit, atëherë “7 tetori i ardhshëm është vetëm çështje kohe”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komentet e Netanyahut erdhën ndërsa negociatat në Kajro për të arritur një marrëveshje që ndalon luftën gati shtatë-mujore po vazhdojnë.

“Dorëzimi ndaj kërkesave të Hamasit do të ishte një disfatë e tmerrshme për shtetin e Izraelit. Do të jetë një fitore e madhe për Hamasin, për Iranin, për të gjithë boshtin e së keqes”, ka theksuar Netanyahu në një deklaratë të dielën, raporton Associated Press.  “Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë të luftojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij”.

Presioni është rritur për të arritur një marrëveshje që ndalon luftën.

Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe amerikanë kanë raportuar shenja kompromisi në ditët e fundit, por shanset për një marrëveshje armëpushimi mbeten të ngatërruara me pyetjen kryesore nëse Izraeli do të pranojë një fund të luftës pa arritur qëllimin e tij të deklaruar për të shkatërruar grupin militant Hamas.