Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar të dielën militantët e Hamasit për shkelje të armëpushimit, duke thënë se Izraeli po përgjigjet "në përputhje me rrethanat".
Komentet e tij erdhën një ditë pasi ushtria izraelite të shtunën nisi sulmet ajrore kundër Hamasit në Gazë, dule shënuar shkelje të armëpushimit që filloi më 10 tetor.
Zyrtarët e shëndetësisë në Gazë kanë raportuar të paktën 24 persona të vrarë dhe 54 të tjerë të plagosur, përfshirë fëmijë.
Sulmet, për të cilat Izraeli ka thënë se ishin në përgjigje të të shtënave me armë zjarri ndaj trupave të saj, erdhën pas momentumit ndërkombëtar në Gazë, kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të hënën planin e SHBA-së për të siguruar dhe qeverisur territorin.
Izraeli ka kryer më parë valë të ngjashme sulmesh pas sulmeve të raportuara ndaj forcave të tij gjatë armëpushimit
Të paktën 33 palestinezë janë vrarë gjatë një periudhe 12-orëshe të mërkurën dhe të enjten, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë.
Netanyahu ka thënë gjithashtu se sulmet e fundit të Izraelit në Liban ishin për të parandaluar Hezbollahun të rindërtonte aftësitë e tij pasi u dobësua nga lufta Izrael-Hezbollah.