Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Myslimanët fillojnë haxhin vjetor në një sfond shqetësimesh për luftë

Haxhi

Pelegrinazhi vjetor i Haxhit, një nga Pesë Shtyllat e Islamit, ka filluar zyrtarisht të hënën.

Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë vendit, ka bërë të ditur Saleh bin Saad Al-Murabba, komandant i forcave të pasaportave të Haxhit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Besimtarët kanë vërshuar në vend për Haxh në sfondin e një armëpushimi të brishtë në luftën e Iranit dhe tensioneve dhe pasigurisë rajonale që lidhen me të.

Pelegrina egjiptiane Samya Abdul Moneim ka thënë se ishte mirënjohëse ndaj Zotit që arriti të shkonte në Haxh, i cili kërkohet një herë në jetë nga çdo mysliman që mund ta përballojë dhe është fizikisht në gjendje ta bëjë, raporton AP.

"Jam në një gjendje bekimi dhe lumturie”, ka thënë ajo në Mekë të dielën. 

Zakonisht në ditën e parë, shumë pelegrinë në Mekë mblidhen në një kamp të madh me tendë në shkretëtirën aty pranë. Përpara kësaj, pelegrinët rrethojnë Qaben në formë kubi në Xhaminë e Madhe nën temperatura përvëluese. 

Për pelegrinët, Haxhi mund të jetë një përvojë thellësisht prekëse shpirtërore dhe një shans për të kërkuar faljen e Zotit dhe fshirjen e mëkateve të kaluara. Pelegrinët kryejnë ritualet e Haxhit gjatë disa ditëve.

Disa kalojnë shumë vite duke shpresuar dhe duke u lutur që një ditë të kryejnë Haxhin ose duke kursyer para dhe duke pritur një leje për të nisur udhëtimin.

Të shtunën, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje me Iranin për luftën, përfshirë hapjen e Ngushticës së Hormuzit, është "negociuar kryesisht" pas telefonatave me Izraelin dhe aleatë të tjerë në rajon. 

Ai e ka përshkruar atë si një "Memorandum Mirëkuptimi që lidhet me paqen" që ende duhet të finalizohet nga Shtetet e Bashkuara, Irani dhe vendet e tjera që morën pjesë në telefonata. 

Kjo shënoi kulmin e një jave në të cilën SHBA-ja ka peshuar një rund të ri sulmesh ndaj Iranit.