Ellie Goulding ka bërë të ditur se albumi i saj i ri do të publikohet së shpejti, duke shënuar rikthimin e saj muzikor pas albumit të vitit 2023, “Higher Than Heaven”.
Këngëtarja 39-vjeçare zbuloi se vitet e fundit ka punuar ngushtë me producentin dhe multi-instrumentistin Jack Rochon, të cilin e kishte zbuluar fillimisht në TikTok kur ai jetonte ende në Kanada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam regjistruar qindra këngë me të dhe më ka pëlqyer liria për të eksploruar tinguj, ndjenja, mendime dhe përvoja të ndryshme. Gjithçka ishte shumë natyrale dhe e sinqertë”, tha ajo për “The Sun”.
Ellie publikoi së fundmi këngën e saj të re “Black Prada Dress” në festivalin BBC Radio në Sunderland të Anglisë Verilindore.
Duke folur për këngën, ajo tha se projekti trajton zërin negativ dhe kritik që njerëzit shpesh e kanë ndaj vetes.
“Është e drejtuar ndaj atij zëri negativ të që të ulë poshtë. Mund të jetë zëri yt i brendshëm, ai vetkritik dhe shkatërrues”, u shpreh artistja.
Albumi i ardhshëm i këngëtares trajton gjithashtu ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti Caspar Jopling në vitin 2024, pas pesë vitesh martesë.
Në një intervistë për revistën Nylon në janar, Ellie tha se nuk e kishte menduar kurrë se do të realizonte një “album divorci”.
“Kur u martova me ish-bashkëshortin tim, mendova se ishte diçka e përjetshme. Ka këngë që ishte e nevojshme t’i shkruaja për ta respektuar atë periudhë të jetës sime”, tha ajo.
Artistja, e cila ka djalin katërvjeçar Arthur me Jopling, solli në jetë edhe fëmijën e saj të dytë, Iris, në mars, nga lidhja me partnerin aktual Beau Minniear.
Sipas Elliet, emocionet e ndryshme që ka përjetuar gjatë viteve reflektohen qartë në albumin e ri.
“Këngët kanë kaluar nga ditë shumë të errëta dhe me zemërim, në situata pastaj qesharake, e deri te ndjenja e daljes në anën tjetër dhe njohja me një person të ri që të bën të ndihesh e emocionuar”, tha ajo.