Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Musk për Zelenskyn: Nuk do paqe, por para dhe fuqi

Musk & Zelensky

Udhëheqësi i Departamentit për Efiçiencë Qeveritare (DOGE) në Amerikë, Elon Musk, shprehu mbështetjen për akuzat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se i jep përparësi pushtetit dhe parave mbi paqen, ndërsa Shtetet e Bashkuara duan të negociojnë për t’i dhënë fund luftës.

“Zelensky nuk do paqe, ai do para dhe pushtet”, shkroi të martën një përdorues i platformës X, së cilës Musk iu përgjigj me një emoji “100 për qind”, me sa duket duke sinjalizuar aprovimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse Musku fillimisht ishte ndihmës i qeverisë federale, ai gjithnjë e më shumë po “shtyn peshën e tij” në skenën ndërkombëtare, duke u futur në politikën evropiane dhe duke mbështetur politikanët e ekstremit të djathtë nga Britania e Gjermania.

Musk ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme kur ka tallur thirrjet e liderit ukrainas për ndihmë perëndimore për t’u mbrojtur kundër Rusisë, por gjithashtu ka thënë se Ukraina është vend i pavarur dhe nuk mund të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë.

Në ditët e para të kësaj lufte, Musku i dhuroi Ukrainës internetin satelitor Starlink për të zëvendësuar shërbimet e komunikimit të shkatërruara nga Rusia dhe u përshëndet si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kievit.

Por kjo histori mori kthesë pasi Musku filloi të përhapte atë që Ukraina ka thënë se ishte propagandë pro-ruse përmes rrjetit X.

Negociatorët rusë dhe amerikanë u takuan dje në Arabinë Saudite, ndërsa Zelensky pretendoi se negociatat u zhvilluan pa kontributin ose dijeninë e Kievit.