Trupat ruse ranë në minat e vendosura nga vetë ata në lumin Dnipro të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e disa prej tyre.
Në pamjet e publikuara nga “Kanal 13” shihen ushtarët rusë kur kalojnë në zonën e minuar, e vetë e pësojnë.
Krejt ky moment u filmua nga droni kur anijet ruse u afruan pranë zonës së minuar dhe u hodhën në erë.
Luftimet në Ukrainë po vijojnë në disa pozicione.
Raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se ushtria e presidentit rus, Vladimir Putin, po bëhet gati për një ofensivë gjatë prillit.