E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, është takuar sot me kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës në veri të vendit.
Siç bëhet e ditur në një postim të Ambasadës Amerikane, Prattipati ka theksuar pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë që ka theksuar se janë të përkushtuara t’u shërbejnë të gjitha komuniteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas zgjedhjeve të fundit komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët nga Lista Serbe e kanë rikthyer pushtetin.
Serbët dhanë dorëheqje nga postet e tyre në institucionet e Kosovës, përfshirë edhe komunat, në nëntor të vitit 2022. Me direktiva të Serbisë, ata bojkotuan edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 2023-s, e më pas edhe mundësinë e ofruar për të shkarkuar kryetarët shqiptarë në katër komunat në veri.
Transferimi i qetë i pushtetit tek kryetarët e nacionalitetit serb në komunat veriore ka qenë një ndër arsyet kryesore që Bashkimi Evropian i ka hequr 50 për qind të masave, ndërkaq ka premtuar heqjen e plotë të tyre në fund të janarit.