60 MINUTA

Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së

Mentor Hyseni

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” prej orës 17 me të cilin do të diskutojmë lidhur me mbledhjen e tatimeve, ku sipas këtij institucioni ATK ka realizuar mbi 1 miliard euro të hyra tatimore, me një rritje prej 11% krahasuar me vitin e kaluar.

Se prej nga janë mbledhur këto të hyra?

Sa është shmangia tatimore aktualisht në Kosovë?

Cilat industri i kontribuojnë ekonomisë informale në Kosovë?

Sa është borxhi që bizneset ia kanë ATK-së?

Si ndërmerren veprimet ndaj biznese që hasen parregullsi ose shmangie tatimore?

Si bëhet identifikimi i atyre që nuk janë tatimpagues dhe shkelës të ligjit?

Çka po ndodh me reformën fiskale a ka arritur ATK ta përfundojë këtë proces?

Cilat janë planifikimet e ATK cilat  bizneset ose industri do të jenë vitin tjetër nën llupën e ATK-së?

Cila është strategjia e ATK për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me rëndësinë e pagimit të tatimeve?

Për këto dhe të tjera sot në “60 Minuta” nga ora 17:10.