Botë

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se s’kishe cak asnjë objektiv në Poloni

Poloni

Foto: Associated Press

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv në Poloni, pasi Varshava tha se 19 dronë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të natës në Ukrainën perëndimore.

"Asnjë objekt në territorin polak nuk ishte planifikuar të shënjestrohej. Rrezja maksimale e UAV-ve të përdorura në sulm në Ukrainë nuk i kalon 700 km”, ka thënë ministria ruse në një reagim.

Ajo ka shtuar se janë të gatshëm të bisedojnë me ministrinë polake të Mbrojtjes. 

"Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me ministrinë polake të mbrojtjes mbi këtë temë”, thuhet më tej në deklaratë.

Lexo përditësimet tjera
Polonia

Polonia rrëzon dronët rusë, shteti i parë i NATO-s që hap zjarr gjatë luftës në Ukrainë

Polonia ka aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë në hapësirën...