Botë

Ministri izraelit shfaq palestinezin që me vite s’ishte parë, tallet me të në burg

gvir

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, që tallet me të burgosurin më të njohur palestinez, Marwan Barghouti, në qelinë e tij.

Autoriteti Palestinez e ka dënuar sjelljen e tij. Zëvendëspresidenti Hussein al-Sheikh e ka përshkruar situatën si “mishërim i terrorizmit psikologjik, moral dhe fizik”.

Është hera e parë që Barghouti shihet publikisht përmes kësaj videoje në vite. Ai duket i moshuar dhe i dobësuar, raportoi BBC. 

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben Gvir, i thotë: “Nuk do të fitosh. Ai që ngatërrohet me popullin e Izraelit, ai që vret fëmijët tanë, ai që vret gratë tona, ne do ta fshijmë nga faqja e dheut”.

VIDEO:

 

Marwan Barghouti, 66 vjeç, u burgos nga Izraeli para më shumë se 20 vjetësh më parë pasi u dënua për planifikimin e sulmeve që çuan në vdekjen e pesë civilëve.

Në sondazhet në publik, ai vazhdimisht mbetet lideri palestinez më i popullarizuar, dhe palestinezët thonë se do ta votonin për president. Palestinezët e shohin Barghoutin si liderin e tyre që mund t’i unifikojë fraksionet e ndryshme politike dhe që mund të negociojë paqen me Izraelin.

Ai mbetet figurë kyçe në fraksion Fatah, që dominon Autoritetin Palestinez. Ai ishte cak i Izraelit për shkak të rolit në kryengritjen nga viti 2000-2005.