Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, thotë se Teherani “kurrë s’ka kërkuar armëpushim e as negociata”.
Deklarimi i Araghchit vjen pas pretendimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që tha se Irani donte një marrëveshje, porse ai nuk ishte i gatshëm të dakordohej për një të tillë “sepse kushtet nuk ishin mjaftueshëm të mira”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk shohim asnjë arsye pse duhet të flasim me amerikanët, pasi ne ishin duke folur me ta kur ata vendosën të na sulmonin”, tha Araghchi për “CBS News”. “Kjo është një luftë e zgjedhur nga presidenti Trump dhe SHBA-ja, dhe ne do të vazhdojmë të mbrohemi”.
Ai ka folur edhe për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Ai thotë se Irani është “i hapur për vendet që duan të bisedojnë” për kalimin e sigurt të anijeve përmes Hormuzit.
Pa përmendur vende specifike, ai ka thënë se Irani është kontaktuar nga një numër vendesh që duan kalim të sigurt përmes Hormuzit.