Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Miliona indianë votojnë në një rund tjetër të zgjedhjeve gjashtëjavore

Votimet në Indi

Votimet në Indi

Foto: Associated Press

Miliona indianë po votojnë të shtunën në rundin e radhës deri në atë të fundit të zgjedhjeve kombëtare, me fushatën e kryeministrit Narendra Modi, i cili po kërkon një mandat të tretë radhazi për veten dhe partinë e tij nacionaliste hindu.

Shumë njerëz u rreshtuan në qendrat e votimit para fillimit të votimit në orën 7:00 të mëngjesit, për të shmangur vapën e madhe gjatë ditës, në kulmin e verës indiane, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Votimi i së shtunës në 58 zona zgjedhore, duke përfshirë shtatë në Nju Delhi, do të përfundojë votimin për 89.5% të 543 vendeve në dhomën e ulët të Parlamentit.

Votimi për 57 vendet e mbetura më 1 qershor do t’u japë fund zgjedhjeve gjashtëjavore. Votat do të numërohen më 4 qershor.

Presidenti Droupadi Murmu dhe ministri i Punëve të Jashtme S. Jaishankar ishin midis votuesve të hershëm. 

Udhëheqësit e partisë opozitare të Kongresit, Sonia Gandhi dhe djali i saj Rahul Gandhi, votuan gjithashtu në Nju Delhi.

Këto zgjedhje konsiderohen si një nga më të rëndësishmet në historinë e Indisë dhe do të testojnë dominimin politik të Modit. Nëse ai fiton, ai do të jetë lideri i dytë indian që do të mbajë pushtetin për një mandat të tretë, pas Jaëaharlal Nehru, kryeministri i parë i vendit.

Një pjesëmarrje më pak se sa pritej e votuesve në pesë rundet e mëparshme të votimit duket se i ka lënë të dyja palët të hamendësojnë për rezultatin e zgjedhjeve.

Temperaturat ka të ngjarë të rriten mbi 45 Celsius në disa vende të shtunën. Autoritetet zgjedhore thanë se po ndërmarrin hapa për të siguruar komoditetin e votuesve. 

Shumica e sondazheve parashikojnë një fitore për Partinë nacionaliste hindu të Modit “Bharatiya Janata”, e cila është kundër një aleance të gjerë opozitare të udhëhequr nga Kongresi Kombëtar Indian dhe partitë e fuqishme rajonale.