Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se kishte pritje të ulëta për bisedimet e mbajtura gjatë fundjavës në Islamabad të Pakistanit midis SHBA-së dhe Iranit.
Duke folur në Berlin mëngjesin e së hënës, Merzi ka thënë se nuk ishte habitur nga vendimi për të ndërprerë bisedimet në Islamabad.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Që nga fillimi, nuk pata përshtypjen se (bisedimet) ishin veçanërisht të përgatitura mirë", ka deklaruar ai.
Merzi ka folur gjithashtu për se një zgjidhje diplomatike nuk do të jetë një proces i shpejtë dhe ka vërë në dukje se efektet ekonomike do të ndihen ende për një kohë të gjatë.
"Ky do të mbetet një proces afatgjatë dhe ne do të vazhdojmë të ndiejmë pasojat e kësaj lufte për një kohë të gjatë, edhe pasi të ketë mbaruar", ka shtuar ai.
Merzi edhe javën e kaluar ka shprehur rezerva në lidhje me rezultatin e bisedimeve, duke thënë se mendonte se paqja ishte ende shumë larg.
Bisedimet 21-orëshe mes SHBA-së dhe Iranit të shtunën kanë përfunduar pa rezultat. Teksa SHBA-ja e ka arsyetuar dështimin me mosgatishmërinë e Iranit për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit në nivel të armëve bërthamore, Teherani zyrtar ka thënë se kërkesat e SHBA-së ishin enorme.