Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në rundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.
Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t'u zgjedhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVotimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6.
Koalicioni “Kuq e Zi” i Merzit ka 328 ulëse në Kuvend, mirëpo në rundin e parë, ai ka arritur të marrë vetëm 310 vota.
Partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” ka kërkuar zgjedhje menjëherë pas dështimit të Merzit që të zgjidhet në rundin e parë.