Gazetarët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytetin e Irpin, afër Kievit, tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn në Telegram, pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud në qytet më herët sot.
“Duke filluar nga sot, ne po ndalojmë hyrjen e gazetarëve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e teyre dhe të mbrojtësve tanë”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre ose ndonjë gjë që mund të tregojë vendndodhjen e tyre.
Gazetari Brent Renaud, është vrarë në këtë sulm. Një gazetar tjetër është dërguar në spital për trajtim. Ishte raportuar se Renaud ka qenë i angazhuar për New York Timesin në Ukrainë, mirëpo nga New York Times kanë demantuar këtë dhe kanë thënë se ai ka qenë me gazetën i angazhuar disa vite më parë.