Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Aeroporti i Brukselit

Foto: Associated Press

Aeroporti i Brukselit është mbyllur të martën pas raportimit për vërejte të një droni, ka njoftuar shërbimi belg i kontrollit të trafikut ajror dhe një zëdhënëse e aeroportit.

"Nuk ka fluturime, as ardhje dhe as vajtje aktualisht”, ka thënë zëdhënësja, duke shtuar se nuk mund të vlerësonte se për sa kohë aeroporti do të mbetej i mbyllur, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aeroporti më i vogël i Liezhit ka njoftuar gjithashtu se ishte aktualisht i mbyllur pasi ishin parë dronë.

Kurt Verwilligen, zëdhënës i shërbimit belg të kontrollit të trafikut ajror, ka thënë se pak para orës 19:00 një dron ishte parë pranë Aeroportit të Brukselit dhe për këtë arsye aeroporti ishte mbyllur si masë paraprake sigurie.

Në shtator, Aeroporti i Kopenhagës dhe Aeroporti i Oslos janë detyruar të mbyllen për pak kohë si rezultat i vërejtjes së dronëve.

Dronë janë parë edhe mbi një bazë ajrore ushtarake belge fundjavën e kaluar.