Mbreti Charles ka përsëritur rëndësinë e NATO-s dhe aleancave të tjera me SHBA-në në një siç ka thënë, "botë të kontestuar", gjatë dollisë së tij në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka quajtur lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar një "miqësi të pashoqe" dhe ka thënë se Mbreti "pajtohet" me të që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara darkës, Mbreti i është drejtuar Kongresit teksa ka shtuar se lutet që aleanca Britani e Madhe-SHBA “do të injorojë thirrjet e qarta për t'u bërë gjithnjë e më e orientuar drejt vetes".
Ai po ashtu ka shprehur para kongresistëve “respektin dhe miqësinë më të lartë” nga Britania.
Mbreti e ka mbyllur fjalimin e tij në Kongres duke thënë se "fjalët e Amerikës kanë peshë dhe kuptim".
Ishte vizita e parë e Charlesit si mbret në SHBA, dhe vizita e parë e një monarku britanik atje në 35 vjet.
Mbreti Charles e thotë me shaka se po të mos ishte Britania, amerikanët do të flisnin frëngjisht
Mbreti Charles III nuk i ka kursyer shakatë gjatë fjalimeve të tij të martën para Kongresit Amerikan dhe po ashtu në darkën shtetërore të shtruar për nder të tij dhe Mbretëreshës Camilla nga presidenti Donald Trump.
Teksa po fliste para të pranishmëve në darkë, Mbreti i është drejtuar Trumpit duke i thënë se kohëve të fundit kishte deklaruar se po të mos ishte SHBA-ja, vendet evropiane do të flisnin gjermanisht.
Ndërkohë më pas ka shtuar se po të mos ishte Britania, amerikanët do të flisnin frëngjisht.
"Kohët e fundit komentuat… nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane do të flisnin gjermanisht. Nëse nuk do të ishim ne, ju do të flisnit frëngjisht”, ka thënë Mbreti.
Deklarata e tij ka ngjallur të qeshura mes të pranishëmeve dhe vetë Trumpi.
🇬🇧🇺🇸 King Charles to President Trump:
— BRICS News (@BRICSinfo) April 29, 2026
"You recently commented…if it were not for the United States, European countries would be speaking German."
"If it wasn't for us, you'd be speaking French." pic.twitter.com/Q5QG8kUGKs