Ministri i Jashtëm i Meksikës, Juan Ramon de la Fuente ka deklaruar të hënën se të paktën 42 meksikanë, 37 burra dhe pesë gra, po mbahen në katër qendra paraburgimi pas bastisjeve të fundit të imigracionit që u zhvilluan në Los Angeles.
De la Fuente ka thënë se shumica e meksikanëve të ndaluar po punonin kur u arrestuan. Katër prej tyre janë deportuar tashmë, sipas tij, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka dënuar trazirat e dhunshme në Los Angeles, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane të respektojnë sundimin e ligjit në proceset e migracionit.
Trazirat kanë shpërthyer në Los Angeles, pas bastisjeve ndaj migrantëve atje. Protestat janë intensifikuar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta vendosur në rrugë Gardën Kombëtare.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka bërë të ditur se do ta padisë administratën Trump për vendosjen në rrugë të Gardës pa pëlqimin e shtetit të Kalifornisë.