Më shumë se 30 persona janë arrestuar në Izrael gjatë protestave që përfshinin bllokimin e një autostrade kryesore dhe që shkaktuan mbylljen e bizneseve.
Demonstruesit po kërkojnë që qeveria të bëjë një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza, raporton AP.
"Dita e ndalimit" u organizua nga dy grupe që përfaqësojnë disa nga familjet e pengjeve.
Protestat vijnë disa javë pasi Hamasi kishte publikuar video të pengjeve të cilët dukeshin shumë të dobët dhe Izraeli njoftoi po ashtu për planet për një ofensivë të re.
Protestuesit, të cilët kanë frikë se luftimet e mëtejshme mund të rrezikojnë 50 pengjet që besohet se kanë mbetur në Gaza, vetëm rreth 20 prej të cilëve mendohet se janë gjallë, brohoritën: "Nuk duam të fitojmë një luftë mbi trupat e pengjeve".
Protestuesit u mblodhën në dhjetëra pika në të gjithë Izraelin, duke përfshirë jashtë shtëpive të politikanëve, selisë ushtarake dhe në autostradat kryesore, ku u spërkatën me topa uji ndërsa bllokuan korsitë.
Edhe
Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit
Disa restorante dhe teatro u mbyllën në shenjë solidariteti.
Policia ka thënë se ka arrestuar 32 persona si pjesë e demonstratës mbarëkombëtare — një nga më të ashprat që nga trazirat për gjashtë pengjet e gjetura të vdekura në Gaza shtatorin e kaluar.
-
Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve
-
Izraeli dhe Gaza përgatiten për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve
-
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
-
Izraeli kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve