Kryetari i Neë Yorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se po sheh mundësitë nëse autoritetet e qytetit mund ta arrestojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ky shkon në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.
Në një intervistë për “The New York Times” Mamdani deklaroi se kjo çështje është objekt i një “diskutimi aktiv” me departamentin ligjor të qytetit, por nuk e përsëriti zotimin e tij të mëparshëm se do të urdhëronte arrestimin e Netanyahut.
“Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do të bëjmë”, ka thënë Mamdani.
Gjykata Ndërkombëtare Penale pati lëshuar urdhërarrest për Netanyahun në nëntor 2024 mbi pretendimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Gaza. Izraeli pati kundërshtuar si pretendimet ashtu edhe juridiksionin e gjykatës.
Çdo përpjekje e autoriteteve të New Yorkut për ta zbatuar këtë urdhërarrest do të përballej me pengesa të mëdha ligjore. Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Statutin e Romës, me të cilin është themeluar Gjykata Penale Ndërkombëtare, dhe nuk e njohin juridiksionin e saj.
-
“Do ta arrestoj Netanyahun” - thotë kryeministri në ardhje i Hungarisë
-
Netanyahu takohet me presidentin e Libanit
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën
-
Netanyahu e Trumpi flasin për një marrëveshje të mundshme me Iranin
-
Trumpi pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve në rritje me Iranin