Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungarinë nga regjimi i Orbanit

Peter Magyar

Foto: Associated Press

Fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Hungari, Peter Magyar, i është drejtuar turmës së madhe të qytetarëve në Budapest që janë mbledhur për të festuar fitoren. 

Ai tha se partia e tij Tisza dhe Hungaria fituan zgjedhjet. 

“Së bashku, ne e çliruam Hungarinë e çliruam nga regjimi i Viktor Orbanit”, tha Magyar. 

Ai tha se s’do të ishte e mundur kjo pa popullin. 

Ai tha se kurrë s’ka pasur numër kaq të madh të njerëzve në Hungari që kanë votuar. 
Dalja në zgjedhje ishte rekorde, afro 78 për qind, ndërsa Tisza e Magyarit e rrëzoi nga froni Fideszin e Viktor Orbanit që ishte në pushtet për 16 vjet. 

Edhe Magyar do ta ndryshojë kushtetutën për ta larguar presidentin e zgjedhur nga Orbani Botë 1 muaj më parë Magyar do ta ndryshojë kushtetutën për ta larguar presidentin e zgjedhur nga Orbani

“Tisza nuk i fitoi e vetme zgjedhjet, të gjitha shenjat tregojnë për një shumicë të fortë prej dy të tretash në Parlament. Kjo do të thotë një transferim paqësor dhe efikas të pushtetit”, tha Magyar. 

Ai tha se regjimi i Orbanit tentoi të bënte çdo gjë për ta ndalur Tiszan. 

“Sot fitoi dashuria, sepse dashuria gjithmonë fiton”, tha Magyar.

E nga turma pati thirrje "rusë shkoni në shtëpi". 

VIDEO: "Rusët jashtë"

 

Edhe Presidenti hungarez u reziston thirrjeve të Magyar për dorëheqje Botë 1 muaj më parë Presidenti hungarez u reziston thirrjeve të Magyar për dorëheqje

VIDEO:

VIDEO:

 

VIDEO:

 

VIDEO:

Edhe Merr fund epoka 16-vjeçare e Orbanit, Magyari betohet si kryeministër i Hungarisë Botë 2 muaj më parë Merr fund epoka 16-vjeçare e Orbanit, Magyari betohet si kryeministër i Hungarisë

 

 

Lexo përditësimet tjera
Festa Hungari

Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari

Viktor Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet e të dielës në Hungari, duke i dhënë fund...