Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se “ka pasur bisedë shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të shtunën kur të dy u takuan gjatë funeralit të Papës Françesku në Vatikan.
Zelensky i ka thënë Macronit se Ukraina “është e gatshme për armëpushim pa kushte”, duke shtuar se “fundi i luftës në Ukrainë është qëllimi i njëjtë edhe i presidentit Trump”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në X, Macroni ka thënë se tani është në duart e presidentit rus, Vladimir Putin, që të tregojë se vërtetë dëshiron paqe.
“Do të vazhdojmë punën tonë brenda kornizave të koalicionit të të vullnetshmëve, të lansuar në Paris marsin e shkuar, për të arritur armëpushimin dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme e të plotë në Ukrainë”, ka shkruar Macroni.