Presidenti francez, Emmaneul Macron, ka deklaruar se Evropa preferon respektin ndaj ngacmuesve, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me çështjen e Grenlandës dhe vetë atë.
“Por ne preferojmë respektin ndaj ngacmuesve... dhe ne preferojmë sundimin e ligjit mbi brutalitetin”, ka thënë Macroni.
Macroni ka folur edhe për rëndësinë e Evropës duke thënë "ndonjëherë është shumë e ngadaltë, sigurisht, dhe duhet të reformohet, sigurisht, por që është e parashikueshme, besnike dhe ku e dini se rregullat e lojës janë vetëm sundimi i ligjit".
Ai ka shtuar se për të "rregulluar çekuilibrat globale", Evropa duhet të jetë "shumë më e fortë dhe më autonome".
"Ne besojmë se na duhet më shumë rritje, na duhet më shumë stabilitet në këtë botë”, ka shtuar ai.
Edhe
Trumpi publikon mesazhin e Macronit ku ai vë në pikëpyetje synimin amerikan për Grenlandën
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një mesazh të Macronit, në të cilin presidenti francez i kërkon të dijë se çfarë dëshiron Trumpi me Grenlandën, dhe e fton atë për një takim në Paris.
Trumpi madje ka thënë se “askush nuk e do më Macronin” duke aluduar në refuzimin e tij për t’u bërë pjesë e bordit të paqes të SHBA-së për Gazën.