Nobelistja venezueliane, Maria Corina Machado, ka thënë se ka marrë “mbështetje” nga Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar në Norvegji për të pranuar Çmimin Nobel për Paqen, por nuk ka pranuar të japë hollësi.
E pyetur për rrethanat në të cilat është larguar nga Venezuela dhe nëse ka përfituar nga ndihma e autoriteteve amerikane, udhëheqësja e opozitës u përgjigj: “Po, morëm mbështetje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të jap detaje, sepse janë njerëz që mund të dëmtohen”, ka thënë Machado për ata që e ndihmuan udhëtimin e saj.
“Sigurisht, regjimi do të kishte bërë gjithçka për të më penguar të vija. Ata nuk e dinin se ku isha fshehur në Venezuelë, kështu që ishte e vështirë për ta të më ndalonin”, ka shtuar Mochado.
Mochado është paraqitur të mërkurën për herë të parë publikisht që nga janari, duke u shfaqur në ballkonin e një hoteli në Oslo, përpara të cilit e prisnin shumë mbështetës.