Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri suprem i Iranit thotë se është detyrë e tyre për t’u hakmarrë ndaj Izraelit

Ali Khamenei

Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka thënë se është detyrë e tyre të hakmerren ndaj Izraelit për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran të mërkurën.

“Me këtë veprim, regjimi kriminal dhe terrorist ka përgatitur terrenin për dënime të ashpra dhe ne e konsiderojmë detyrën tonë të kërkojmë hakmarrje për gjakun e tij pasi u vra në territorin e Republikës Islamike të Iranit”, ka thënë Khamenei, transmeton IRNA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezidenca e Haniyehit u godit në Teheran, duke lënë të vdekur edhe truprojën e tij.

Hamasi ka njoftuar se lideri politik i vrarë kishte marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian një ditë më parë. 

LEXO EDHE: