Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri i ri i Iranit raportohet se është në koma

Mojtaba Khamenei

Lideri i ri suprem i Iranit, pasardhësi i babait të tij, Mojtaba Kahmenei, raportohet se ka mbetur në koma dhe gjithashtu ka humbur edhe njërën këmbë.

Duke cituar një burim të kryeqytetit të Iranit, Teheran, gazeta The Sun ka shkruar se Mojtaba Khamenei ka pësuar lëndime serioze në stomak ose në mëlçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje raportohet gjithashtu se udhëheqësi i ri aktualisht ndodhet në kujdes intensiv në Sina University Hospital, në lagjen historike të Teheranit. Forcat e sigurisë thuhet se kanë izoluar një pjesë të ndërtesës.

Sipas burimeve të brendshme, personeli i spitalit i ka thënë se Mojtaba ishte në gjendje “shumë serioze” dhe nën kujdesin e Mohammad Reza Zafargjani. Përveçse është ministër i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor i Iranit, Zafargjani është gjithashtu një nga kirurgët më të mirë në vend.

“Një ose dy nga këmbët e tij janë prerë. Mëlçia ose stomaku i tij gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet. Ai duket se është gjithashtu në koma", citohet të ketë thënë burimi.

Nuk dihet nëse plagët e Mojtaba Khamenei janë marrë në të njëjtin sulm që vrau babanë e tij 86-vjeçar.

Lexo përditësimet tjera
Ngushtica e Hormuzit

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten teksa Irani sulmon anijet në Hormuz

Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten pavarësisht se disa prej fuqive më të mëdha botërore...