Të paktën 105 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite të dielën, kanë njoftuar autoritetet libaneze, raportoi BBC-ja.
Sipas të dhënave të publikuara, edhe 359 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri i këtij vendi, Nijab Mikati, ka thënë se konflikti i vazhdueshëm mund të ketë detyruar tashmë deri në një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë vendin.
Gjatë natës, një ndërtesë u godit në lagjen Kola të Bejrutit, duke u regjistruar si sulmi i parë izraelit në qendër të këtij vendi.
Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) – të cilin SHBA-ja dhe BE-ja e konsiderojnë organizatë terroriste, ka thënë se tre nga drejtuesit e saj janë vrarë në sulm.