Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video përmbledhëse mbi aktivitetet luftarake nëpërmjet sulmeve me dronë mbi trupat ushtarake ruse.
Në videon e publikuar në rrjetin social X shfaqen sulmet me dronë që iu bëhen tankeve dhe artilerisë së rëndë të Rusisë. Autoritetet ruse përmblodhën këto sulme, duke i emërtuar si “kur dronët ukrainas shkojnë për gjah – artileria ruse nis të digjet”.
VIDEO:
When Ukrainian drones go hunting — russian armor starts burning.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) May 13, 2025
📹: 414th Strike UAV Brigade pic.twitter.com/EPlXKWU0UD
Videoja shfaq fushëbeteja të shumta, ku nëpërmjet dronëve rusët digjen e artileritë iu shkatërrohen.
Ukraina gjatë tërë kohës ka zhvilluar luftime me dronë “vetëvrasës”. Ata kontrollohen me telekomandë nga distanca, ose në distanca vendosen pranë raketave që bëjnë filmimin e ngjarjes.