Qeveria e Kubës njoftoi të enjten se do të lirojë 2.010 të burgosur, një vendim që vjen në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion të fortë ndaj qeverisë së ishullit përmes një bllokade të ashpër të naftës.
Në njoftimin zyrtar thuhet se këto lirime përbëjnë një “gjest humanitar” në kuadër të "Javës së Shenjtë", ndërsa nuk përmendet drejtpërdrejt presioni në rritje nga Shtetet e Bashkuara, raporton AP.
Qeveria bëri të ditur se të burgosurit që përfshihen në këtë vendim janë si shtetas kubanë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të rinj, por nuk dha detaje se kur do të realizohet lirimi i tyre apo në çfarë kushtesh, dhe as nuk specifikoi veprat penale për të cilat ata janë dënuar.
Autoritetet gjithashtu nuk sqaruan nëse në mesin e të falurve ka protestues që janë dënuar dhe burgosur për akuza si terrorizëm, fyerje ndaj autoriteteve apo prishje të rendit publik.
Qeveria kubane vazhdon të mohojë se mban të burgosur politikë, por organizata “Prisoners Defended” ka regjistruar deri në muajin shkurt 1.214 persona të burgosur për arsye politike në Kubë.
Sipas autoriteteve, vendimi për lirimin e të burgosurve është bazuar në një analizë të kujdesshme të disa faktorëve, përfshirë natyrën e veprave penale të kryera, sjelljen e tyre gjatë kohës në burg, faktin nëse kanë kryer një pjesë të konsiderueshme të dënimit, si dhe gjendjen e tyre shëndetësore, sipas një deklarate të publikuar në mediat shtetërore.
Edhe
Trump: Duket se unë do të jem ai që do të ndërhyjë në Kubë
Ky zhvillim vjen ndërsa administrata amerikane ka shtuar ndjeshëm presionin ndaj Kubës, duke vendosur një bllokadë të zgjatur të furnizimit me naftë, e cila ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka rënduar jetën e përditshme të shumë qytetarëve.
-
Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA-së: Të paligjshme dhe abuzive
-
Trumpi ndryshon lidhur me bllokadën e naftës kubane, lejon kalimin e anijes ruse
-
Anija ruse me naftë niset drejt Kubës mes bllokadës ekonomike nga SHBA-ja
-
Presidenti i Kubës i përgjigjet Trumpit lidhur me deklaratën e tij për marrjen e ishullit