Kryeqyteti i Kinës po përballet me stuhi rëre në ditët e fundit. Ndërtesat dhe trafiku kanë dukshmëri shumë të dobët shkaku i kësaj stuhie. Banorët e Pekinit në tri ditët e fundit i kanë shmangur daljet në rrugë për shkak të stuhisë së rërës.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka bërë të ditur se stuhia e rërës dhe erërat e fuqishme pritet të zgjasin së paku deri të dielën. Autoritetet kineze u kanë bërë thirrje qytetarëve të Pekinit që të marrin masa për t’u mbrojtur nga kualiteti i dobët i ajrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra e Meteorologjisë ka njoftuar se stuhia me rërë dhe pluhur ka nisur të dielën në jug të Mongolisë. Qytetarët e Pekinit kanë shmangur daljet për shkak të kësaj stuhie të fuqishme të rërës. Ata nuk kanë mundur as t’i ajrosin shtëpitë e tyre shkaku i pluhurit të madh.
Në dekadat e fundit shkaku i ndryshimeve klimatike këto stuhi të rërës janë shpeshtuar, sidomos në Azi dhe Lindjen e Mesme.