Kryeministrja e përkohshme e sapoemëruar e Nepalit, Sushila Karki, ka thënë se do të qëndrojë në postin e kryeministres jo më shumë se gjashtë muaj.
Duke folur për herë të parë që kur u betua në detyrë, Karki u shpreh se nuk ishte dëshira e saj për të marrë postin e kryeministres, por se u ndie e detyruar ta pranonte atë pas kërkesave të shumta nga protestuesit, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se detyrën do ta dorëzojë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend, të cilat do të mbahen më 5 mars.
Karki bëri betimin si kryeministre pas një marrëveshjeje me udhëheqësit e protestave nga e ashtuquajtura lëvizja "Gjenerata Z". “ Ne duhet të punojmë sipas mendimit të gjeneratës Z," shtoi ajo. "Ajo që kërkon ky grup është fundi i korrupsionit, qeverisja e mirë dhe barazia ekonomike”.
Protestat masive, të nxitura nga një ndalim i platformave të mediave sociale, filluan më 8 shtator dhe gjatë dy ditëve u shndërruan në kaos dhe dhunë gjatë të cilave shtëpitë e politikanëve u vandalizuan dhe parlamenti u dogj.
Numri i të vdekurve nga trazirat tani ka arritur në 72, përfshirë tre zyrtarë policie.
"Ndihem e turpëruar. Nëse ishin nepalezë ata që shkatërruan këto struktura thelbësore, si mund të quhen nepalezë", tha kryeministrja e përkohshme të dielën.
Karki, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, konsiderohet gjerësisht në Nepal si person me një imazh të pastër.