Botë

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu po shqyrton dorëheqjen

Marcel Ciolacu

Foto: Associated Press

Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, ka thënë se po shqyrton dorëheqjen e tij, një ditë pasi kandidati i koalicionit qeverisës nuk arriti të kalojë në balotazh, në përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale. 

Kandidati i koalicionit, Crin Antonescu zuri vendin e tretë në votimin e së dielës me 20.07%, pas kryebashkiakut të Bukureshtit, Nicusor Dan me 20.9% dhe shumë pas nacionalistit të djathtë George Simion, i cili fitoi me 40.9%. 

"Crin Antonescu, kandidati i mbështetur nga koalicioni, nuk ka arritur të hynte në rundin e dytë, prandaj marrëveshja e koalicionit u përmbush vetëm pjesërisht. Kështu që sot pasi pamë që rumunët votuan, koalicioni nuk i përmbushi objektivat e tij, kështu që nuk ka më kredibilitet. Unë do t'u propozoj kolegëve të mi që partia socialdemokrate të tërhiqet nga ky koalicion", ka thënë Ciolacu të hënën para gazetarëve.

Përsëritja e së dielës është mbajtur disa muaj pasi një gjykatë e lartë ka anuluar garën e mëparshme pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar. 

Roli presidencial ka një mandat pesëvjeçar dhe kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.