Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, e kishte bërë Spanjën “krenare” me valëvitjen e flamurit të Palestinës në paradën festive të Barçës. Veprimi i superyllit të futbollit solli akuzat e Izraelit për “nxitje të urrejtjes”.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e sulmoi yllin spanjoll të enjten, duke thënë se ai zgjodhi të nxisë urrejtje ndaj Izraelit. Ai madje kërkoi që Barcelona të distancohej nga veprimi i Yamalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSanchez, kritik i hapur i Izraelit, i doli në mbrojtje futbollistit.
“Ata që mendojnë se valëvitja e flamurit të një shteti është nxitje e urrejtjes, ose e kanë humbur mendjen ose janë verbuar nga turpi i tyre”, shkroi kryeministri spanjoll në X.
“Lamine shprehu solidaritetin që miliona spanjollë ndiejnë për Palestinën. Edhe një arsye tjetër për të qenë krenarë për të”.
Veprimi i Yamalit solli entuziazëm edhe në Gaza. Është pikturuar një mural mbi rrënoja ku shihet Yamal duke valëvitur flamurin e Palestinës.
Veprimi i tij mori shumë përkrahje nëpër botë.