Të shtunën prej orës 15:30 zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit, përkatësisht të 34-t, të Bundesligës së Gjermanisë në futboll. Bayerni e ka siguruar titullin e kampionit më herët, por kjo nuk do të thotë se drama do të mungojë në xhiron e fundit.
Ndeshjet e së shtunës do të vendosin për skuadrën e fundit që kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga Bundesliga dhe për skuadrat që do të largohen nga elita gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi për Champions ashtu edhe për të shmangur rënie nga liga, në garë janë nga tri skuadra.
Stuttgarti është në pozitën më të mirë për ta siguruar Championsin nga vendi i katërt. Stuttgarti edhe e mban vendin e katërt me 61 pikë, sa i ka Hoffenheimi në vendin e pestë. Bayer Leverkuseni është i gjashti me 58 pikë.
Pos Bayernit, në Champions nga Bundesliga janë kualifikuar edhe Dortmundi nga vendi i dytë dhe Leipzigu nga vendi i tretë.
Stuttgartin e pret ndeshje e vështrë kundër Eintracht Frankfurtit. Një fitore në Frankfurt, do t’ia siguronte Stuttgartit vendin e katërt. Por nëse Stuttgarti lëshon pikë, Hoffenheimi mund të dalë në vendin e katërt, nëse merr pikë më shumë se Stuttgarti në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut. Nëse dy skuadrat kanë numër të njëjtë pikësh, atëherë vendos goldallimi, që është në të mirë të Stuttgartit.
Gjasat e Leverkusenit janë më të vogla. Duhet të fitojë ndaj Hamburgut dhe të shpresojë që Stuttgarti dhe Hoffenheimi të humbin.
Edhe fundi i tabelës është “lëmsh”. Wolfsburgu në vendin e 16-të, Heidenheimi në vendin e 17-të dhe St. Pauli në vendin e 18-të, përkatësisht të fundit, i kanë nga 26 pikë. Bremeni i vendit të 15-të, i ka 32 pikë dhe është i sigurt.
Gara është se cila skuadër do të përfundojë në vendin e 16-të dhe do të luajë në plejaut. Dy pozitat e fundit dërgojnë në kategorinë e dytë.
Wolfsburgu, kampion i Bundesligës në vitin 2009, luan në elitë rregullisht që nga viti 1997.
St. Pauli e pret Wolfsburgu në ndeshje vendimtare. Ndërkohë Heidenheimi e pret Mainzin e mesit të tabelës. Të tri skuadrat janë të rrezikuara për rënie dhe po ashtu me gjasa që të dalin në vendin e 16-të. Wolfsburgu ka goldallim minus 26, kurse Heidenheimi e St. Pauli minus 29.
Në Kosovë me vëmendje pritet rezultati i ndeshjes së Hoffenheimit. Te kjo skuadër luajnë tre prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Derisa Asllani mund të largohet në verë në drejtim të ndonjë ekipi më të madh, Avdullahu dhe Hajdari kanë vazhduar kontratën dhe do të luajnë për Hoffenheimin edhe në të ardhmen. Dhe paraqitja e tyre në Champions do të ishte me benefite edhe për përfaqësuesen e Kosovës.