Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryediplomati rus thotë se procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur

Ministri i Jashtem i Rusise, Sergej Lavrov

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se pavarësisht disa shenjave të hershme pozitive në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Rusi nën administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, asgjë nuk po ndodh në realitet, pasi procesi i paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë duket se ka ngecur.

Duke folur për mediat ruse, Lavrov ka thënë se “fjalët e mira” mbi bashkëpunimet e mundshme me SHBA-në nuk kanë sjellë rezultate deri më tani, pasi siç ka deklaruar “asgjë nuk po ndodh në jetën reale”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përveç këtij dialogu të rregullt, i cili është normal në marrëdhëniet midis njerëzve dhe vendeve, gjithçka tjetër ndjek modelin e iniciuar nga presidenti Biden”, ka thënë Lavrov, duke iu referuar sanksioneve kundër Rusisë në veçanti.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për valë të mundshme sulmesh me dronë rusë gjatë gjithë ditës, duke thënë se më shumë se njëqind dronë ishin në hapësirën ajrore të Ukrainës, pasi Moska ka ndryshuar taktikat për të sulmuar gjithnjë e më shumë gjatë orëve të ditës.

“Rusia vazhdon sulmet e saj dhe po e bën këtë në mënyrë të paturpshme, duke synuar qëllimisht infrastrukturën tonë hekurudhore dhe vendet civile në qytetet tona”, ka thënë ai në një postim në X.

Deklaratat e Lavrovit vijnë pak ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin u kishte thënë gazetarëve se lufta në Ukrainë ishte gati të përfundonte.

E deklaratë të ngjashme me Putinin ka bërë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, të martën, teksa po nisej për vizitën e tij dyditore në Kinë.