Qeveria e Kroacisë ka vendosur çmimet tavan për produktet e naftës me pakicë.
Masa do të zbatohet duke filluar nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për të paktën dy javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se çmimi i benzinës do të kufizohet në 1.50 euro për litër, teksa nafta në 1.55 euro për litër.
Ai ka shtuar se pa masat qeveritare, çmimet do të ishin rritur përkatësisht në 1.55 euro dhe 1.72 euro.
Kroacia më parë kishte rregulluar çmimet e karburantit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por u ka dhënë fund masave korrikun e kaluar.