Zyrtari për media i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia është e gatshme të konsiderojë një propozim nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për ndalimin e sulmeve nga të dyja palët ndaj infrastrukturës civile, ka raportuar “The Guardian”.
Por Peskovi ka thënë se nuk ka plane konkrete për bisedime direkte në mes Kievit dhe Moskës, diçka që presidenti rus, Vladimir Putin dje u shpreh i hapur për ta bërë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZelensky të hënën u shpreh se Ukraina është e gatshme për çdo formë diskutimi për t’i ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës civile, që përfshinë ujin, transportin, energjinë elektrike dhe sistemet e komunikimit.
Peskovi e ka cituar Putini duke thënë se infrastruktura civile mund të bëhet cak ushtarak nëse trupat armike përballen aty.